Nxënës e profesorë të shkollave të mesme të IOWA-s po qëndrojnë në Kosovë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 15:24 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka pritur në takim Brad Kinsinger nga Hawkey Community College, së bashku me studentët e klubit FFA të IOWA-s dhe nxënës e profesorë të shkollave të mesme të IOWA-s, të cilët këto ditë po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë, me fokus vizita nëpër shkollat e mesme të bujqësisë dhe disa ferma bujqësore.

“Falënderova nxënësit dhe profesorët amerikanë për vizitën që po e realizojnë në Kosovë dhe theksova se vizitat e tilla dhe këmbimi i përvojave janë të dobishme dhe mirëseardhura kurdoherë,” bënë të ditur ministri Bytyqi.

Kosova tashmë kemi marrëdhënie të mira bashkëpunimi me IOWA-n, sidomos pas nënshkrimit kohë më parë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kjo sipas ministrit Bytyqi do të fuqizohet çdo ditë e më shumë me shkëmbimin e përvojave reciproke.

“Edhe zhvillimi i bujqësisë në vendin tonë, sikurse në IOWA, është shumë i rëndësishëm, edhe pse ne ende nuk i kemi shkollat e mesme profesionale në nivelin e duhur dhe kjo duhet të përmirësohet gradualisht. Gjithsesi, interesimi i studentëve nga IOWA vetëm se na motivon që ta fuqizojmë akoma më shumë zhvillimin e arsimit profesional në Kosovë,” shkruan Bytyqi në Facebook.

FFA është një organizatë dinamike e të rinjve që ndryshon jetën dhe përgatitë anëtarët për udhëheqje, rritje personale dhe suksesin e karrierës nëpërmjet edukimit bujqësor.

Të ngjashme