Pakënaqësi të mëdha në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në Prishtinë

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 13:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pakënaqësi të mëdha u shpërfaqën në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Prishtinë, të kryesuar nga nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.

Shkelzen Xhafa Komandanti i Policisë në Qendër tha se mbeten shqetësuese rastet e vjedhjeve të rënda.

“Gjatë operacioneve kemi pasë rezultate tek rënia e aksidenteve, konfiskimi i armëve gjashtë për qind, kemi pasë rezultate në konfiskim të narkotikëve 61 për qind rritje, rënie të rasteve të grabitjeve, shqetësuese rastet e vjedhjeve të rënda dhe policia po punon intensivisht në parandalim,” është shprehur Xhafa, raporton EkonomiaOnline.

Gani Berisha Komandant i Policisë në Jug kërkon që inspeksioni të ketë edhe kujdestarë.

“Nuk e kuptoj pse inspeksioni punon veç deri në orën 10:00. Prishjet e rendit dhe të qetësisë publike zakonisht ndodhin pas orës 10:00. Nuk kish me qenë keq që të ketë kujdestarë. Qetësinë më së shumti e prishin lokalet që nuk kanë licencë. Na nuk mujm me kry punën e inspeksionit,” shprehet Berisha.

Isak Ejupi Komandant i Policisë në Veri ankohet për numrin e vogël të zyrtarëve policor.

“Kemi numër të vogël të zyrtarëve policor. Kemi katër zyrtarë të lënduar gjatë një operacioni për kapjen e të dyshuarve për grabitje dhe për vjedhje,” shprehet Ejupi.

Nënkryetari Pacolli thotë se këtyre të fundit do t’i realizohet së shpejti kërkesa për një lokacion të ri.

“Keni kërkuar lokacion të ri, është rregulluar dhe është në rend dite në mbledhje të  Kuvendit,” është shprehur Pacolli.

Sasha Mitroviq nga bashkësia ortodokse thotë se siguria është e kënaqshme, por problemet mbeten të njejta.

“Lidhur me sigurinë, jam i lumtur që situata është e qetë dhe e sigurt. Sa i përket kishës, është në nivel të kënaqshëm. Duke marrë parasysh takimin e kaluar problemet mbeten të njëjta,” shprehet Mitroviq.

Jonuz Salihaj, Drejtor i Arsimit thotë se ditët e humbura të mësimit në Komunën e Prishtinës do të zëvendësohen në fund të procesit mësimor.

“këto ditë të humbura do t’i zëvendësojmë në fund të procesit mësimor. Kemi pasë konkurs të rekrutimit. Disa konkurse kanë dështu. Ka pasë disa telashe. Qëndrimi i DKA-së mbetet i njejt për minoritetet. Pra, tek minoritarët të japin mësim pjesëtarët e komunitetit pakicë,” shprehet Salihaj.

Hetem Kupina, kryesues i Komitetit për Komunitete ka drejtuar një varg kritika ndaj Drejtorisë Komunale të Arsimit, raporton EO.

“Në shklla mungojnë rojet dhe kamerat, mungojnë rrethojat, bartja e nxënësve me mjete të palicencuara, posedimi i thikave nga nxënësit. Në Bardhosh shkolla me një mijë nxënës në tualet nuk ka ujë,” shprehet Kupina, derisa mori zotimin e drejtorit Salihaj për tu angazhuar në trajtimin e këtyre telasheve.

Të ngjashme