Papa Françesku: Jam i lumtur që kam ardhur në vendlindjen e Nënë Terezës

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku po qëndron në një vizitë historike në Maqedoninë e Veriut.

“Jam i gëzuar që po vij në Maqedoninë e Veriut në 25 vjetorin e vendosjes së Marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë”, deklaroi Papa Françesku në fillimin e fjalimit të tij në Vilën Vodno.

Papa Françesku foli edhe për karakterin multietnik dhe multifetar të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se kjo është një karakteristikë e veçantë e këtij vendi.

“Përkatësitë e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerë ka krijuar një mozaik të bukur, i cili do të zbukurohet edhe më tej nëse dini që ta bartni edhe në gjeneratat e reja”.

Ai tha se dëshiron të nënvizojë përpjekjet e Maqedonisë në lidhje me krizën e migrantëve për t’u dalë në ndihmë atyre.

“Solidariteti juaj me ata, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre, shtëpitë, ju bën nder juve si shtet”.

Ai përmendi edhe Nënë Terezën, duke thënë se është i lumtur që po viziton vendin ku ka lindur ajo, duke thënë se Nëna Tereza është një simbol i sakrificës.

“E kam fjalë për Nënë Terezën, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të. Duhet të jeni krenar për veprën e saj”, tha Papa Frasnçesku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme