Ekonomia Online
FUNDIT

Për herë të parë në Maqedoni të Veriut konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

Për herë të parë në Maqedoni të Veriut konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut njoftoi sot se dy rastet e para të lisë së majmunëve atje. Pacientët u testuan me rekomandimin e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, dhe përveç lisë së majmunëve, u kryen edhe teste për HIV, sifiliz dhe herpes. Analizat laboratorike, të kryera në tre mënyra të ndryshme, konfirmuan […]

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut njoftoi sot se dy rastet e para të lisë së majmunëve atje. Pacientët u testuan me rekomandimin e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, dhe përveç lisë së majmunëve, u kryen edhe teste për HIV, sifiliz dhe herpes.

Analizat laboratorike, të kryera në tre mënyra të ndryshme, konfirmuan rastet. Pas rezultateve të marra, menjëherë u morën masat e duhura dhe u informuan të gjitha institucionet përkatëse – Ministria e Shëndetësisë, Klinika për Sëmundjet e Lëkurës dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive.

Epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik kanë nisur një anketë të individëve të infektuar për të mbledhur informacionin e nevojshëm për mbrojtje dhe kontroll të mëtejshëm. Pacientët udhëzohen të kontaktojnë Klinikën e Sëmundjeve Infektive për monitorim dhe trajtim, raporton Alsat-M.

Nga ky institut theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi të gjitha institucionet po marrin shpejt dhe profesionalisht masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Të ngjashme