Përleshje në qendër të Mitrovicës, ka të lënduar

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar në kokë, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete dy qytetarë të cilët raportohet se janë të Mitrovicës.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se ende nuk dihen detaje që kanë çuar deri tek përleshja fizike mes të dyshuarve.

Policia nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me këtë rast pasi sipas Zahitit hetimet janë duke vazhduar, por se ai ka hedhur poshtë raportimet se i lënduari në kokë është plagosur nga amra e zjarrit.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor ku dhe është duke kuruar lëndimet e pësuara në kokë, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme