Pesë të lënduara në një aksident trafiku në Ferizaj

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Pesë gra janë lënduar dje në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zastok të Ferizajt.

Policia e Kosovës bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, transmeton Koha.net.

“Raportohet për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete me targa vendore. Përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë viktima femra K/Shqiptare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thotë PK.

Të ngjashme