Policia del me njoftim: Agim Ademi nuk është arrestuar, ka ftesë për intervistim

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites ka intervistuar në stacion policor një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Megjithatë, Policia ka demantuar raportimet e disa mediave se kinse është arrestuar kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Sipas PK-së, këto raportime nuk qëndrojnë dhe “se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet”.

Por, ndaj të njëjtit i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme, tregoi Policia.Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme