Policia tregon si ofroi siguri për eskortën e Thaçit gjatë “piknikut” te Ujmani

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 15:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës konfirmon se me njësitet e saj përkatëse ishte sot e angazhuar në përcjelljen e eskortës së presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e cila  u realizua në veri të Mitrovicës.

Njësitet policore janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit.

Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar.

Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet dhe të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, gjatë implementimit dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore.

Të ngjashme