Në një lokal masazhi në Prishtinë është arrestuar një grua. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë i policisë: MUNDËSIM APO DETYRIM NË PROSTITUCION & OFRIM I LOKALEVE PËR PROSTITUCION/Prishtinë 06.03.2023 – 18:30. Në një lokal masazhi është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka kryer veprën […]
Prishtinë, arrestohet një grua në një lokal masazhi

Në një lokal masazhi në Prishtinë është arrestuar një grua.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
MUNDËSIM APO DETYRIM NË PROSTITUCION & OFRIM I LOKALEVE PËR PROSTITUCION/Prishtinë 06.03.2023 – 18:30. Në një lokal masazhi është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka kryer veprën e lartë cekur. Janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe tridhjetë e pesë (35) €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
















