Prokuroria nuk ngriti aktakuzë në 80% të rasteve të hetuara të korrupsionit

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 08:04 | Nga

Me shumë se 80 për qind e personave, që janë hetuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 për veprat që lidhën me korrupsionin, nuk kanë përfunduar me akuzë.

Në vetëm 20 për qind të rasteve Prokuroria ka pas bazë për ngritjen e akuzave. Edhe në këtë përqindje ka shumë shanse që një pjesë e personave të shpallen të pafajshëm, por këtë statistikë kthyese nga Gjykata nuk e ka ende Prokuroria e Shtetit.

Këto shifra janë përfshirë në Raportin e Komisionit Mbikëqyrës për Zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike të cilin e posedon gazeta.

Në të dhënat për periudhën janar-qershor 2018 në Prokurorinë Themelore të Prishtinës janë proceduar rastet e 170 personave të përfshirë në kallëzimet për veprat penale të korrupsionit.

“Konstatojmë se numrin me të lartë të rasteve të proceduara për persona përbën pushimi i hetimeve me 76 raste për persona apo 44.71 për qind të tërësisë se rasteve të proceduara për personat e përfshirë në kallëzimet penale për veprat penale të korrupsionit”, thuhet në këtë raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme