Rakiq: Hapja e Urës në Ibër nuk është në rend dite

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 14:34 | Nga

Prefekti i Mitovicës Veriore Goran Rakiq ka deklaruar se hapja e urës kryesore në lumin Ibër në Mitrovicë që lidh dy pjesët e qytetit nuk është në rend dite, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se rikonstruktimi i urës po vazhdon. Sipas tij, pos kushteve teknike të papërfunduara, nuk janë krijuar as kushtet e sigurisë.

Siç përcjell agjencia serbe lajmeve tanjug, Rakiq ka thënë se çështja e hapjes së urës është e lidhur drejtpërdrejt me nënshkrimin e memorandumit për kufizimin e Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme