Rama takon komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate për Evropë

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 14:57 | Nga

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, së bashku me komandanten e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, gjeneral brigade, Irfete Spahiu, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, pritën në vizitë komandantin Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate për Evropë në Napoli, Admiralin James G. Foogo, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major, Salvatore Cuoci, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga ministria e FSK-ë, në takimin e përbashkët të gjeneral Ramës, gjeneral Spahiut dhe Admiralit Foggo u bisedua për misionin, detyrat dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zhvillimin dhe profesionalizimin, bashkëpunimet me institucionet tjera partnere si në rajon ashtu edhe me partnerët strategjik si dhe për objektivat për zhvillimin dhe avancimin e kësaj Force në të ardhmen si një institucion i të gjithë qytetarëve, në dobi dhe interes të vendit tonë dhe partner i besueshëm i shteteve mike të Kosovës.

Gjenerali amerikan u njoftua gjithashtu edhe për misionin dhe detyrat e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si institucion i cili trajnon, shkollon dhe stërvit pjesëtarët e FSK-së për shërbim në detyra specifike në njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe zhvillon profesionalizmin e pjesëtarëve tanë të cilët në institucione shkollore, trajnuese dhe garuese ndërkombëtare po tregojnë rezultate të shkëlqyera.

Për admiralin Foogo, në pjesën e dytë të vizitës u paraqit një material informues, ku u prezantua struktura, organizimin dhe të arriturat e KDS-së, me theks të veçantë stërvitjet në qendrat stërvitore dhe përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së për të ardhmen e tyre profesionale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme