Rrahje masive në Lipjan për shkak të parkingut, 6 të arrestuar

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 13:07 | Nga

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan rreth orës 20:00, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona, konfirmon Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia më tutje thotë se rrahje kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për një vendparkimi.

Me këtë rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar 6 persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një vende parkimi ishin përfshi në rrahje ku kishin përdorë edhe mjete të forta –shufra metali. Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kishin marr lëndime trupore dh të njëjtit kanë marr tretman mjekësor”, thotë PK.

Pas intervistimit 6 të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme