Rrugët në kryeqytet të kalueshme, Komuna thotë se tani në fokus janë trotuaret

Prishtinë | 26 Nën 2023 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Rrugët në kryeqytet pavarësisht reshjeve të mëdha të borës që kanë rënë të shtunën në vend, janë të gjitha të kalueshme.

Kështu ka thënë Drejtori i Shërbimeve Publike Ilirik Musliu. Ai për Tëvë 1, ka thënë se situata është nën kontroll dhe se tani janë të fokusuar në pastrimin e trotuareve dhe rrugët në zonat rurale.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe situata është nën kontroll. Tani fokusi është në hapësirat e këmbësorëve (trotuaret) dhe në zonat rurale. Në orët e hershme të mëngjesit kemi pas thirrje nga zonat e thella rurale, mirëpo ekipet kanë intervenuar dhe gjatë tërë kohës janë në terren”, ka thënë ai për Tëvë 1

Të kalueshme janë edhe rrugët magjistrale, siç ka bërë të ditur zëvendësministri Hysen Durmishi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 – orëve të fundit në vend kanë ndodhur 79 aksidente trafiku.

Këta të fundit kanë bërë thirre te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Ndryshe gjatë javë që vjen pritet të ketë mot më të qetë sa i përket reshjeve.

Të ngjashme