Shoqata e studentëve shqiptar në Harvard mbështet protestën e studentëve në Shqipëri

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë 12 ditë që kur studentët në Shqipëri kanë filluar protestën, kundër tarifave të larta të studimeve.

Studentët kanë marrë mbështetje pothuajse nga të gjithë, por një mbështetje ndryshe erdhi nga Kembrigji, njofton Klan Kosova.

Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Shkollës së Harvardit nëpërmjet një komunikate për media kanë shprehur solidaritetin me studentët e universitetit në Shqipëri që po protestojnë për të përmirësuar një sistem arsimi të thyer.

“Misioni i Harvardit është të edukojë qytetarët dhe udhëheqësit qytetarë të shoqërisë, nëpërmjet angazhimit ndaj fuqisë transformuese të arsimit të arteve dhe shkencave liberale. Ndër të tjera, arsimi i Harvardit karakterizohet nga ndihma financiare dhe cilësia. Në këtë kontekst, ne besojmë se studentët shqiptarë gjithashtu meritojnë një arsim të përballueshëm financiarisht që është intelektualisht, shoqërisht dhe personalisht transformues”, thuhet në komunikatën e Shoqatës.

Mes tjerash thuhet se kjo është një kohë për ndryshime strukturore dhe llogaridhënie. Ata që janë përfshirë dhe ata që janë bashkëpunëtorë në degradimin e sistemit arsimor duhet të mbahen përgjegjës.

“Ne gjithashtu dënojmë përpjekjet e partive politike dhe të qeverisë për të minuar shqetësimet dhe kërkesat e studentëve. Prandaj, është detyrë e qeverisë dhe e të gjitha universiteteve publike që të sigurojnë që zërat e studentëve të dëgjohen dhe që kërkesat e tyre të përmbushen” thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme