Socialistët e Evropës zgjedhin udhëheqësin e tyre për Zgjedhjet Parlamentare të majit

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Frans Timmermans është zgjedhur udhëheqës në Partinë e Socialistëve Europian në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm evropian.

Ish ministri i jashtëm holandez, i cili tani është nënkryetar i Komisionit Evropian, ishte i kandidatë në kongresin socialistëve në Lisbonë, përcjellë Klan Kosova.

Ai deklaroi për Euronews se kryengritjet e dhunshme në Francë duhet të shmangen e për këtë sipas tij duhet të përdoren politika alternative.

“Dhuna nuk është kurrë rruga, dialogu është rruga përpara dhe ne ofrojmë dialog për të siguruar që ne të trajtojmë sigurtë çështjet që njerëzit shqetësohen”, tha Timmermans.

Më tej Timmermans shtoi se zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm në Evropë vijnë në një kohë kritike për kontinentin.

“Këto zgjedhje në maj, miqtë e mi, nuk janë zgjedhje të zakonshme,këto janë zgjedhjet me më së shumti rrezik që nga zgjedhjet e drejtpërdrejta në Parlamentin Evropian u mbajtën në vitin 1979.

Këto zgjedhje kanë të bëjnë me shpirtin e Evropës”, deklaroi Timmermans. Partia Konservatore e Popullit Evropian ka zgjedhur Manfred Weber si udhëheqës kundër Timmermansit

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme