Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë në dispozicion një linjë të re të transportit publik drejt Prishtinës.
Fshatrat Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, linja e re do të ketë pesë nisje gjatë ditës nga secili prej këtyre fshatrave, si dhe pesë nisje nga Prishtina.
Autobusët nga Graboci do të nisen në orën 07:10, 09:40, 12:00, 14:15 dhe 16:45, ndërsa nga Lismiri nisjet janë në orën 07:30, 10:00, 12:20, 14:35 dhe 17:05.
Ndërkaq, nisjet nga Prishtina janë paraparë në orën 08:30, 10:30, 13:10, 15:40 dhe 18:00.
Sipas komunës, ky shërbim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë lidhjen e këtyre fshatrave me kryeqytetin.

















