Ekonomia Online
FUNDIT

Sveçla: Avokati i Popullit konstaton cenimin e të drejtave kushtetuese të banorëve në lagjen Kalabria

Sveçla: Avokati i Popullit konstaton cenimin e të drejtave kushtetuese të banorëve në lagjen Kalabria

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar lidhur me gjendjen në lagjen Kalabria, duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit, i cili evidenton cenimin e të drejtave kushtetuese të banorëve në rrugën “Rexhep Krasniqi”.

Sveçla përmes një postimi në profilin e tij në rjretin social Facebook, ka shkruar se punimet e papërfunduara në kolektor kanë krijuar një situatë alarmante për shëndetin publik, me ujëra të zeza, mbeturina, brejtës, insekte dhe erë të rëndë.

Ai ka bërë të ditur se banorët po përballen me vështirësi në shfrytëzimin normal të oborreve të shtëpive të tyre, ndërsa janë raportuar edhe probleme shëndetësore që kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Sveçla thekson se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte paralajmëruar për këtë problem që në vitin 2024, por se, sipas tij, edhe pas dy vjetësh situata vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit, Sveçla ka theksuar se vazhdimi i kësaj gjendjeje cenon të drejtat kushtetuese të banorëve dhe nuk është në përputhje me detyrimet e Komunës së Prishtinës.

Raporti, sipas tij, kërkon ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe përfundimin e përshpejtuar të punimeve në këtë zonë.

Në reagimin e tij, Sveçla i ka kërkuar Përparim Ramës të japë përgjegjësi para banorëve për moszgjidhjen e problemit, i cili, sipas tij, vazhdon të rrezikojë shëndetin dhe jetesën e tyre.

Të ngjashme