Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas evidentimit të shkeljeve të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Nuk u respektuan masat e sigurisë, ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, gjatë inspektimit në objekt janë konstatuar parregullsi dhe mosrespektim i obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë e punëtorëve.
Për këtë arsye, inspektorët kanë marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e shkeljeve dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rrezikimit të jetës së punëtorëve.

















