Komuna e Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim, për shkak të paralajmërimeve meteorologjike për erëra të forta.
Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta

Përmes një njoftimi, komuna ka bërë të ditur se deri më tani në territorin e saj nuk është evidentuar ndonjë rast apo dëme të shkaktuara nga erërat e forta, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, duke pasur parasysh mundësinë e intensifikimit të tyre, qytetarëve u është kërkuar të marrin masa parandaluese dhe të shmangin situatat që mund të rrezikojnë sigurinë e tyre.Komuna ka theksuar rëndësinë e kujdesit të shtuar gjatë orëve në vijim, në përputhje me zhvillimet meteorologjike.

















