Ekonomia Online
FUNDIT

Pas riparimit të defektit në rrjet, rikthehet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës

Pas riparimit të defektit në rrjet, rikthehet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës

KRU “Gjakova” ka njoftuar për riparimin e defektit në rrjetin e energjisë elektrike, i cili kishte shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të pompave të Fabrikës së Filtrimit.

“Pas një pune intensive dhe profesionale, ekipet e KRU “Gjakova” Sh.A. kanë arritur ta riparojnë defektin e shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë Komunën e Gjakovës” thuhet në njoftimin e KRU-së.

Me këtë rast, pompat e Fabrikës së Filtrimit do të rifillojnë funksionimin.

Tashmë në zonën e fshatrave të Dushkajës është rikthyer furnizimi me ujë.

“KRU “Gjakova” Sh.A. falënderon të gjitha ekipet e angazhuara, të cilat punuan pa ndërprerë dhe me përkushtim deri në riparimin e defektit. Puna dhe profesionalizmi i tyre bënë të mundur tejkalimin e kësaj situate. Njëkohësisht, falënderojmë të gjithë konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin” deklaron KRU “Gjakova”.

Të ngjashme