Interpretimi i tingujve të këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë koncertit zyrtar të hapjes së Forumit të dytë të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel të dielën shkaktoi polemika të mëdha.
Skandali me këngën serbe për Kosovën në Forumin e BE-së, mediumi bullgar: Marta Kos pretendohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-s

Agjencia bullgare e lajmeve, BGNES, në një artikull lidhur me këtë, i kushtoi vëmendje edhe të kaluarës së komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e cila ishte nikoqire e forumit dhe më shprehu keqardhje për atë që ndodhi duke ua lënë përgjegjësinë muzikantëve.
Polemika në Bruksel vjen në sfondin e një mosmarrëveshjeje politike që po vazhdon lidhur me të kaluarën e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, dhe dëshmitë për bashkëpunimin e saj të pretenduar me Shërbimin e Sigurimit Shtetëror të ish-Jugosllavisë, të njohur si UDBA, shkruan mediumi bullgar.
Në vitin 2026, studiuesi dhe autori slloven Igor Omerza botoi librin “Komisionerja”, në të cilin zbuloi dokumente arkivore që datojnë nga fundi i viteve 1980.
Dokumentet dëshmojnë se Marta Kos bashkëpunoi me policinë sekrete jugosllave, sipas BGNES.
merza thotë se në arkiva shfaqen emrat e koduar “Tara” dhe “Blanka”, të cilët i lidh me komisioneren aktuale europiane.
Libri paraqet pretendime lidhur me kontaktet me shërbimet e sigurisë, dhënien e informacioneve dhe aktivitetet që lidhen me punën e Kos në transmetuesin gjerman Deutsche Welle në Koln.
Sipas materialeve arkivore, ajo fillimisht ishte regjistruar si burim informacioni dhe më pas ishte përcaktuar zyrtarisht si bashkëpunëtore.
Libri u prezantua edhe në Parlamentin Europian, me nismën e eurodeputetes sllovene Romana Tomc, nga Partia Popullore Europiane.
Tomc i parashtroi Komisionit Europian një pyetje me shkrim, duke kërkuar hetimin e pretendimeve të reja dhe të dokumenteve të paraqitura nga Omerza.
Libri i Igor Omerzës shqyrton në hollësi dokumentet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e Marta Kos me UDBA-në.
















