“Të drejtën e votës nuk e kanë shfrytëzuar as 50 % të votuesve” – Detaje nga zgjedhjet në Maqedonin e Veriut

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Zgjedhjet presidenciale gjatë ditës së sotme janë duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë të votojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ajo tregon se deri në këtë orë të drejtën e votës nuk e kanë shfrytëzuar as 50 % e qytetarëve të këtij vendi, e disa të tjera kanë dal dhe kanë votuar kundër presidentit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.

“Ky vendvotim numëron afër 4 mijë votues ndërsa të drejtën e votës nuk e kanë shfrytëzuar as 50 % i votuesve, gjithashtu bëhet fjalë për 1 mijë votues që kanë dal dhe kanë hedhur votën kundër presidentit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut”, tha ajo.

Vlen të theksohet fakti se në këtë qendër të votimit sipas qytetarëve personat me nevoja të veçanta ju është dashur të presin deri në 30 minuta për të votuar pasi që hyrja për persona me aftësi të kufizuar ka qenë e mbyllur./Gazeta10

Të ngjashme