Theresa May vazhdon të insistojë në marrëveshjen e Brexit

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Theresa May do të rinisë përpjekjet e saj për të gjetur mbështetje për marrëveshjen e largimit të Britanisë nga BE-ja – ajo ka vënë theksin tek emigrimi.

Sipas saj emigrimi do të bëhet në bazë të aftësive, kështu “evropianët nuk do kenë prioritet karshi inxhinierëve të Sidneit apo zhvilluesve të programit nga Delhi”.

Kryeministrja gjithashtu do të insistojë tek udhëheqësit e bizneseve se marrëveshja e saj për Brexit ka pajtueshmëri të plotë.

Kjo vjen pasi opozita në Britani ka kërkuar disa ndryshime në marrëveshjen në fjalë.

Ndërsa ministrat e 27 vendeve tjera anëtarë te BE-së do të takohen në Bruksel para finalizimit të marrëveshjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme