Treni godet veturën në Drenas, një person i lënduar

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 15:10 | Nga

Rreth orës 14, në fshatin Qikatovë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Qikatovë. Një tren ka goditur një veturë dhe si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime shoferi i veturës i cili është dërguar për trajtim në QKUK”, ka thënë Ahmeti për express.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik, pasi si pasojë e pakujdesisë kanë ndodhur shumë aksidente ku kanë humbur jetën qytetarët e Kosovës.
    

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme