U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi pret në takim përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, (EMCDDA – European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction), që është agjenci e BE-së me seli në Lisbonë, të kryesuar nga Frédéric Denecker, Koordinator i Projektit IPA, Kateřina Škařupová, analiste shkencor për shëndetin, si dhe, Robert Denis Patrancus, analist shkencor.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektin Projekti IPA8, mbështetjen e prokurorëve përmes trajnimeve të përbashkëta me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mundësinë e profilizimit të prokurorëve dhe identifikimin e indikatorëve që ndihmojnë në zbulimin dhe hetimin e suksesshëm të veprave penale të narkotikëve.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, i ka falënderuar përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, EMCDDA, për vizitën në institucionin e Prokurorit të Shtetit si dhe ka shprehur gatishmëri për mbështetjen e projektit të IPA-së.

Të ngjashme