Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në shtëpinë e tij në rrugën “Brigada” në Pejë. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. “Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit […]
Vdekje e dyshimtë në Pejë, një burrë gjendet pa shenja jete

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në shtëpinë e tij në rrugën “Brigada” në Pejë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës.
“Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, ka njoftuar Policia.
















