Vdes edhe personi i katërt nga aksidenti i mbrëmshëm në Mramor

Foto: Ekonomia Online
Prishtinë | 17 Nën 2018 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur edhe personi tjetër i cili ishte i lënduar rëndë, nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Gjilan, ku ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë.

Tani bëhet fjalë për katër viktima, dy femra dhe dy meshkuj. Si pasojë e aksidentit kanë marrë lëndime edhe gjashtë persona të tjerë.

‘Si pasoj e aksidentit në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar njëri vozitës mashkull dhe një pasagjere femër K/Shqiptare, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një femër K/Shqiptar, kanë ndërruar jetë në QKUK.
Gjithashtu si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, 4 (katër) persona dy meshkuj dhe dy femra turq/shtetas të R. Turqisë, si dhe dy persona meshkuj K/Shqiptar,’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjithë të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK. Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante Policore, Prokurori i shtetit etj.

Me vendimin e Prokurorit, katër trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML. Rasti po hetohet nga nga njësitet kompetente policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme