Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Një grua është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, në afërsi të shkollës “Mihail Grameno”.

Policia ka konfirmuar rastin duke treguar se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, të hënën.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Koha.net se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme