Vuçiq: Serbët të vazhdojnë me protesta në Kosovë pasi atje s’e kontrollojmë asnjë pëllëmbë toke

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një takim mbi dy orë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Në takim ai ka ftuar serbët që të vazhdojnë me protesta paqësore në Kosovës për të kundërshtuar taksën 100 për qind të vënë nga Kosova për mallrat e Serbisë.

Vuçiqi është ankuar se në Kosovë Serbia s‘e kontrollon asnjë pëllëmbë toke, por atje i ka serbët.

Kryetari Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit ka thënë për “tanjug” taksa nuk është e vënë kundër Serbisë, por kundër serbëve të Kosovës dhe se Vuçiqi i ka ftuar serbët të vazhdojnë me protesta paqësore.

Nënkryetari Listës, Dalibor Jevtiq, ka shfaqur shpresën se BE ka mekanizëm që Kosova të heqë taksën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme