Vuçiqi takim deri në mesnatë me këshilltarët e Merkelit

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbajti një takim mbrëmë me Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg, këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel.

Takimi u mbyll rreth mesnatës, raporton Blic-i serb, duke shtuar se pas bisedimeve pothuajse dy orëshe nuk pati njoftime zyrtare apo deklarata.

Dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel të hënën në Prishtinë u takuan me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Klani mëson se Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg i thanë shefit të qeverisë të heq taksën, pasi që Beogradi më pas do të kushtëzoj dialogun me platformën, e Prishtina nuk do të fajësohet për bllokim të procesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme