Ekonomia Online
FUNDIT

Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Evropë, Turqia opsion për ta vazhduar karrierën

Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Evropë, Turqia opsion për ta vazhduar karrierën

Xherdan Shaqiri ka një vit që është transferuar në elitën e futbollit amerikan MLS. Sulmuesi me prejardhje nga Kosova është bashkuar me Chicago Fire nga Lyon për shifrën e shtatë milionë eurove, dhe ka kontratë me klubin amerikan deri në fund të vitit 2024. Agjenti turk, Ahmet Bulut i ka ofruar Trabzonsporit shërbimet e reprezentuesit […]

Xherdan Shaqiri ka një vit që është transferuar në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova është bashkuar me Chicago Fire nga Lyon për shifrën e shtatë milionë eurove, dhe ka kontratë me klubin amerikan deri në fund të vitit 2024.

Agjenti turk, Ahmet Bulut i ka ofruar Trabzonsporit shërbimet e reprezentuesit zviceran edhe pse ai nuk ka mandat për Shaqirin.

Xherdani menaxhohet nga dyshja Erdin dhe Arbër Shaqiri, por Bulut ia ka ofruar shërbimet e gjilanasit drejtuesve të Trabzonsporit.

“Shaqiri nuk është i lumtur në MLS dhe ai dëshiron të kthehet në Evropë. Për momentin ai është në top formë”, u ka thënë Bulut drejtuesve të Trabzonspor kanë raportuar mediat turke.

Ndërkohë mediumi zviceran 4-4-2.ch ka kontaktuar agjentët e Shaqirit, por ata nuk kanë kthyer përgjigje për një rikthim të tij në Evropë.

Gjithsesi kjo mbetet vetëm një thashethem kur jemi në tregun e transferimeve dhe vështirë se Shaqiri mund të largohet nga Chicago pasi ka kontratë edhe për dy vite me klubin amerikan.

31-vjeçari edhe më parë ishte lidhur me një kalim në Turqi, ku skuadrat e mëdha si Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas kishin shprehur interesim për të.

Të ngjashme