1360 nxënës të Gjilanit i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

1360 nxënës të klasave të nënta të Gjilanit, në shtatë qendra, i janë nënshtruar testit të arritshmërisë nën monitorimin e administratorëve.

Procesin e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Gjlanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica.

Haziri është njoftuar se mbarëvajtja e testit ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk është raportuar asnjë problem.

Kreu i Gjilanit tha se pret rezultate të larta nga nxënësit, duke e pasur parasysh faktin se tashmë kjo komunë ka pasur ngritje në këtë test në vitet e fundit.   

“Ky është një përcaktim final i nxënësve sepse rezultatet nga testi i sotëm, nxjerrin profesionet e tyre dhe orientimin drejt tregut të punës. Suksese të gjithëve”, ka thënë Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme