“14 Qershori”, Dita e Çlirimit Rahovecit do të jetë ditë pushimi për gjithë punonjësit në Rahovec

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka marrë vendimin për pushim për të gjithë punonjësit e Komunës së Rahovecit për datën 14 Qershor, Ditën e Çlirimit Komunës së Rahovecit.

Pika 1 e Vendimit thotë 14 Qershori 2019, ditë e Premte, për të gjithë punonjësit e Komunës së Rahovecit do të jetë ditë pushimi. Pika 2 e Vendimit thotë Data 14 Qershor 2019, do të jetë ditë pushimi për nder të Ditës së Çlirimit të Rahovecit.

Për zbatimin e Vendimit të nënshkruar nga Kryetari, do të kujdeset Drejtoria për Administratë , Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Drejtoria për Arsim dhe Zyra e Personelit në Komunën e Rahovecit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme