175 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Gjilan | 28 Gus 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Komunal i Gjilanit në mbledhjen e mbajtur sot ka deklaruar se situate me pandeminë në këtë qytet është e menaxhueshme.

Në takim u tha se është bërë vlerësimi i gjendjes së përgjithshme të përballjes me pandeminë, ku u theksua se pas rasteve të reja, për Komitetin është i njohur burimi i infeksionit, që vije kryesisht familjarë.

“Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen ditore nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli. Në takim është bërë vlerësimi i gjendjes së përgjithshme të përballjes me pandeminë, ku u theksua se pas rasteve të reja, për Komitetin është i njohur burimi i infeksionit, që vije kryesisht nga kryesisht familjare. Nënkryetari Arbër Ismajli, ka deklaruar se situata është e menaxhueshme, por ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos dalin jashtë shtëpive pa maska, ta mbajnë distancën sociale dhe ta mbajnë higjienën.”, thuhet në njoftim.

Në këtë komunë nga 818 raste pozitive, 175 raste janë aktive.

“Gjendja e përgjiththshme e përballjes me pandeminë COVID-19 në Gjilan është kjo: 818 raste pozitive në total, 612 të shëruar, 175 raste aktive, 48 të hospitalizuar, 31 të vdekur dhe 5 mostra në pritje të rezultateve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ismajli: Situata me COVID-19 në Gjilan është e menaxhueshme, apeloj për kujdes të shtuarGjilan, 28 gusht 2020 –…

Gepostet von Komuna e Gjilanit am Freitag, 28. August 2020

Të ngjashme