21 pacientë me Coronavirus në Spitalin e Pejës, pesë prej tyre në gjendje të rëndë

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Prej tyre 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shtatë lindje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Repartin e Gjinekologjisë në këtë spital.

Të lindura janë shtatë foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,052 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

93 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 56 Rëntgena, 20 EHO dhe 17 CT-ja.

Nga ky spital bëjnë të ditur se një pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.

Aktualisht 21 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar.

14 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta, pesë pacientë janë në gjendje më të rënduar, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme