22 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës janë regjistruar edhe 22 raste të reja me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga kjo komunë.

Deri tani në këtë komunë janë regjistruar 1 mijë e 214 raste të infektuara me koronavirus.

52 persona nga komuna e Malishevës kanë vdekur deri tani si pasojë e koronavirusit.

“Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 1,214 raste, prej tyre 1 mijë e 73 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 88 raste”, thuhet nga kjo komunë.

Të ngjashme