47 pacientë në oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Spitali Rajonal i Pejës ka njoftuar se aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar si pasojë e infektimit me virusin Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të spitalit 47 pacientë janë në oksigjenoterapi, prej tyre 9 në gjendje të rëndë dhe 2 në respirator.

“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP).

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 195 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

262 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,020

analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.

Të ngjashme