47 pacientë të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës, 28 me oksigjen

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Nga Spitali i Gjakovës është bërë e ditur se gjatë ditës së sotme 47 pacientë janë të hospitalizuar në këtë spital.

24 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

1 pacientë është në respiratorë, një në ventilim mekanik joinvaziv dhe 28 me oksigjen.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 27 Dhjetor ora 8 është: 47 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, 24 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 20 pacientë të konfirmuar negativ, pacientë të pakonfirmuar, 28 pacientë me oksigjeno terapi, pacientë në CPAP maske, 1 pacientë në respirator.

Unne vendos maskë të të mbroj ty!

Ti vendos maskë të më mbrosh mua!

Bashkë i mbrojmë të tjerët!

Të ngjashme