Policia bastis banesën e një të dyshuari në veri, gjenden armatime dhe drogë

Prishtinë | 21 Maj 2025 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kontrolluar sot banesën e një të dyshuari 24-vjeçar me inicialet M.J. në rajonin e veriut.

Zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani, bëri të ditur për Ekonomia Online se gjatë bastisjes janë gjetur dy jelekë antiplumb, një gas maskë, 14 karikatorë dhe 256 fishekë të AK47, 24 fishekë të tjerë si dhe rreth 1 gram substancë narkotike. I dyshuari është ndaluar për 48 orë ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Konfirmimi i plotë:

Me date 21.05.2025 rreth orës 11:00 pas marrjes se informatave nga tereni për posedim te narkotikeve, nga njësia e DHTN-s Mitrovice Veri ne asistim edhe te Regjionit Mitrovica e Veriut është kontrolluar banesa e te dyshuarit M. J. i lindur me 2001.

Gjate kontrollit ne banesë janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë si vijon:

Dy copë jelek taktik antiplumb,

Një gas mask,

14 Karikator te Ak/47,

256 Fishek te Ak/47,

24 Fishek 7.62 mm dhe Substance e dyshuar narkotike me pesh rreth 1 gram.

I dyshuari është dërguar ne Stacionin Policor Mitrovice  Veri për procedura te mëtejme.

Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i P.TH Mitrovice i cili udhëzon qe rasti te iniciohet dhe i dyshuari dërgohet ne ndalim për 48 ore

Të ngjashme