Në mungesë të rrymës, edhe Gjilani “zgjohet” nën zhurmën e gjeneratorëve

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Edhe Komuna e Gjilanit është zgjuar nën zhurmën e gjeneratorëve si shkak i mungesës së energjisë elektrike.

Mungesa e rrymës ka bërë që bizneset të bëjnë zgjidhjet vetanake, duke ndezur gjeneratorët. Ndërsa gjilanasit në adresë të Ekonomia Online kanë treguar se pothuajse të gjitha zonat janë pa rrymë.

E mbrëmjen e së martës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) raportoi se është i detyruar të aplikojë reduktime të rrymës për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik. Sipas KOSTT, janë detyruar të kufizojnë ngarkesën për të ruajtur sigurinë e sistemit.

Të ngjashme