Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim janë diskutuar raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe progresi i tyre ndër vite.

“Diskutuam për raportet tona dypalëshe dhe progresin e tyre, si dhe për fushat në të cilat bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona mund të zgjerohet më tej”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar gjithashtu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga Luksemburgu, duke vlerësuar miqësinë e ngushtë mes dy vendeve.

“Jemi gjithmonë mirënjohës për miqësinë e ngushtë dhe mbështetjen e parezervë të shtetit dhe popullit të Luksemburgut”, ka theksuar kryeministri.

Të ngjashme