Ahmeti: Kemi ndarë fond prej 5 milionë eurosh për të ndihmuar bizneset

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ndajnë 5 milionë euro grant për biznese të vogla.

“Në ditët në vijim do të fillojmë procesin e ndarjes së granteve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla. Kemi ndarë 5 milion euro për këtë qëllim. Duke marr parasysh numrin e bizneseve në Prishtinë kjo është ndihmë e vogël por për mikro dhe bizneset e vogla mund të jetë domethënëse në pandemi. Procesi do të jetë transparent (online)”, shkroi në Facebook.

“Po ashtu kemi ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që janë në Prishtinë. Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me përfaqësuesit e të cilëve jam takuar javën e kaluar”, shtoi ai. 

Të ngjashme