Ahmeti sërish ankohet: Masat janë të bazuara në numra që s’kanë kuptim

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sërish është ankuar në masat e marra nga Qeveria e Kosovës për ta luftuar koronavirusit, më saktësisht në klasifikimin e rrezikshmërisë së qyteteve.

“Sot Prishtina 273 raste të reja e zero vdekje nga Covidi! Prizreni 29 raste të reja e tri raste të vdekjes. A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që s’kanë kuptim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka thënë se sipas shifrave mund të duket se po ulet numri i të infektuarve, por ka treguar se me përqindje nuk del ashtu.

Ai ka treguar se bazuar në mostrat e testuara e rastet pozitive, del se shifra e sotme është 41.5 për qind, pra shifra mbi 40 për qind ka mbizotëruar në pesë ditët e fundit.

“Pra 40 për qind pozitivë është tepër shifër e lartë. Dhe nuk po bie. Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe, por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbër. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndërsa ata sillen pa restrikcione dhe qytetarët mendojnë se janë të sigurt”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme