Aksident i rëndë në Tepelenë, një person i vdekur

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën në një që ka ndodhur në orët e para të ditës së mërkurë në Tepelenë.

Një makinë që drejtohej nga një 50-vjecar ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i saj ka humbur jetën.

Informacioni nga policia

Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./top channel/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme