Aksident i rëndë në Ferizaj, një i vdekur dhe tre të lënduar

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 09:27 | Nga
Si pasojë e një aksidenti në rrugën Ferizaj-Gjilan një person ka humbur jetën, kurse tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Nexhat Xhokrri.

Xhokrri ka thënë për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:20 minuta.

“Mund t’iu konfirmoj që aksidenti ka ndodhur rretn orës 04:20 minuta. Një person ka humbur jetën, kurse edhe tre të tjerë janë të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë.

Deri më tani nuk dihet për shkaqet e aksidentit.

Ditëve të fundit numri i aksidentëve me fatalitet është shtuar dukshëm.

Policia vazhdimisht ka bërë thirrje te shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe t’i respektojnë rregullat. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme