Aksident “zinxhiror” në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (Foto)

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 18:17 | Nga

Katër automjete janë përfshirë në një aksident, sot pasdite, në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, në afërsi të hyrjes për në Obiliq.

Sikur raporton gazetari i Ekonomia Online, i cili ka rastisur në vend të ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe dy vetura.

Me këtë rast kanë mbetur dy të lënduar. Gjendja e tyre nuk është e rëndë.

Policia ka dalë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Për pasojë, rruga në drejtim të Mitrovicës ka qenë e bllokuar për rreth 20 minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme