Aksion për lirimin e hapësirave të uzurpuara publike në Pejë

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspektoratit Komunal ka nisur aksionin e lirimit të hapësirave publike të zëna nga subjektet afariste që bënin shitjen e mallit jashtë objekteve afariste, largimin e tregtisë nëpër hapësira publike, largimin e objekteve montuese, tezgat improvizuese, si dhe largimin e kamionëve shitës nëpër trotuare.

Ky aksion i Inspektoratit Komunal po bëhet bazuar në Rregulloren për Gjoba dhe Ngarkesa Komunale, Ligjin mbi Tregtinë e Brendshme, Ligjin për Kundërvajtje dhe Ligjin mbi Mbrojtjen e Konsumatorit, me qëllim të parandalimit të tregtisë joluajale dhe lirimit përfundimisht të hapësirave publike, shkruan sot Koha Ditore.

“Kemi filluar me këtë aksion dhe do të vazhdojmë çdo ditë derisa t’i lirojmë të gjitha hapësirat publike, nga të cilat jemi duke i larguar edhe objektet montazh të ndërtuara pa leje..”, thotë drejtori i Inspektoratit Komunal, Leotrim Murtezaj. Ky aksion, sipas tij, nuk është një aksion i përkohshëm, por, siç pohon ai, do të jetë në vazhdimësi dhe nuk do të lejohet më kthimi mbrapa në gjendjen si ka qenë.

Të ngjashme