Aktivistët e VV-së nisin propagandën në Facebook: Valë anëtarësimesh, 51% nuk diskutohet…

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, qytetarë të ndryshëm kanë filluar që të interesohen edhe për anëtarsime në subjekte politike.

Sipas sekretarit të VV-së dega në Mitrovicë, Kushtrim Zeneli, sot disa qytetarë mitrovicas janë anëtarësuar në këtë subjekt.

“Valë antarsimesh në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë.
Nuk po diskutohet me për 51%”, ka shkruar Zeneli në postimin e tij në Facebook, duke bashkangjitur edhe disa fotografi.

Të ngjashme