Alarmante gjendja me rastet e reja me Coronavirus: Këto janë 7 vatrat në Kosovë

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Rastet e reja me Coronavirus kanë shënuar rritje në Kosovë. Sot janë shënuar 58 raste pozitive me Covid-19, derisa këto raste vijnë nga shtatë komuna të Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot

në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 227 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 58 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Fushë Kosovës 12 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Miradi e poshtme dhe 6 raste Fushë Kosovë ), komuna e Vitisë 12 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Zhiti dhe 5 raste Beguncë), komuna e Prishtinës 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 10 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë, 3 raste Kçiq i madh dhe 1 rast Suhodoll), komuna e Vushtrrisë 9 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Akrashticë, 2 raste Vushtrri, 2 raste Reznik dhe 1 rast Dobërlluk), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren) dhe 1 rast me vendbanim në Rahovec.

Nga data 08 shkurt deri më 12 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.934 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.384 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më poshtë njoftimi i plotë nga IKSHPK.

Të ngjashme